Në një kohë kur shumica prej nesh janë vazhdimisht online, një lidhje e dobët Wi-Fi mund të jetë shumë irrituese. Por, a e dinit se fajtori për këtë shpesh mund të jetë… mikrovala juaj në kuzhinë?
Sipas ekspertëve të teknologjisë, mikrovalët mund të shkaktojnë interferenca me sinjalin Wi-Fi, sidomos nëse përdorin të njëjtën frekuencë. Shumica e router-ave Wi-Fi operojnë në frekuencën 2.4 GHz – pothuajse identike me atë të mikrovalëve, 2.45 GHz. Kjo mbivendosje bën që, nëse mikrovala lëshon edhe pak rrezatim (që konsiderohet i sigurt për njerëzit), mund të krijohet një “zhurmë” që e bën më të vështirë për pajisjet tuaja të deshifrojnë sinjalin.
Kjo dukuri është përmendur shpesh edhe nga përdorues të ndryshëm në forume teknologjike. Njëri prej tyre rrëfen: “Kur punoja në suportin teknik të internetit, ky ishte një nga problemet më të shpeshta. Mikrovalët krijojnë shumë ndërhyrje.” Një tjetër sugjeron: “Zhvendoseni mikrovalën. Nuk ka pse ta pranoni këtë si normale.”
Çfarë mund të bëni?
Vendosni router-in më larg nga mikrovala.
Kaloni në një rrjet Wi-Fi me frekuencën 5 GHz, që është më pak e ndikuar nga interferencat.
Nëse mikrovala është e vjetër, merrni parasysh ta zëvendësoni me një model më të ri dhe më të izoluar.
Nëse rrjeti juaj ngadalësohet sa herë ndizni mikrovalën, ndoshta është koha për të parë përtej problemeve teknike dhe të hidhni një sy në kuzhinë.


