SHBA– Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka deklaruar publikisht se ai vet do të financojë gjithçka për jetesën dhe shëndetin e këngëtares së mirënjohur Parashqevi Simaku.
Teksa ka publikuar një video ku shihen duke darkuar në një restorant ai krahas videos shkruan: Të kam shumë xhan! Tinuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem. Sepse zotohem që çdo gjë do të financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti. Nuk kemi nevojë më për asnjë gjë! Faleminderit shqiptarëve që financuan në Gofund!/Radar.al



