Pasditen e kësaj të diele, pranë shkëmbinjve të Gjipesë, policia kufitare shpëtoi një turist francez që rrezikonte të mbytej. Lajmi u dha nga pushuesit, ndërsa patrulla e nisur nga Dhërmiu arriti në kohë për të ndërhyrë.
Turisti, Hassabou Elias, 38 vjeç, kishte probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke e bërë të pamundur notimin. Ai u transportua drejt bregut dhe aktualisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën


