Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    DOKUMENTET/ Deputetët nuk ikin me pushime, Niko Peleshi firmos urdhrin e ri! Të hënën seancë plenare, zbardhet rendi i ditës

    Balluku për platformën “BESA”: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, qytetarët kërkojnë më shumë nga shteti

    Spanja shpall emergjencën kombëtare për shkak të zjarreve masive, mbi 10 mijë persona evakuohen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, një i arrestuar në Fier

    July 23, 2026
    Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, një i arrestuar në Fier

    Një zjarr i ndezur për djegien e mbetjeve bimore u përhap me shpejtësi në dy fshatra të Fierit, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe bimësi, ndërsa banesat pranë zonave të prekura u vunë në rrezik.

    Nga verifikimet e Policisë rezultoi se zjarret ishin ndezur nga dy banorë të zonës për të djegur mbetjet bimore në tokat e tyre. Njëri prej tyre, një 58-vjeçar nga fshati Varibop, u arrestua pasi u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në tokën që kishte marrë me qira. Sipas Policisë, ai kundërshtoi edhe efektivët gjatë shoqërimit në komisariat.

    Ndërkohë, një 78-vjeçare nga fshati Fermë Rroms po hetohet në gjendje të lirë, pasi u kap pranë zjarrit që kishte ndezur pranë banesës së saj. Sipas hetimeve paraprake, në të dyja rastet flakët dolën jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme në pemë frutore dhe bimësi.

    Njoftimi i plotë i Policisë 

    “Ndezën zjarr në tokat e tyre bujqësore për djegien e mbetjeve bimore, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullinj dhe bimësi të ndryshme, si dhe duke rrezikuar banesa pranë zonave të prekura.

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, brenda pak orësh bënë të mundur identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të 2 shtetasve, autorë të dyshuar të 2 rasteve të zjarrvënies në fshatra të ndryshëm të qarkut Fier.

    Autorët e dyshuar u konstatuan dhe u kapën në flagrancë pranë vatrave të zjarrit që kishin ndezur.

    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 58 vjeçari me inicialet Sh. Sh., banues në fshatin Varibop, Fier, pasi u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në tokën e marrë me qira prej tij. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

    Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 78 vjeçaren me inicialet F. P., banuese në fshatin Fermë Rroms, Fier, e cila u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në afërsi të banesës së saj.

    Nga veprimet hetimore paraprake rezulton se zjarret e ndezura prej tyre për djegien e mbetjeve bimore janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme në bimësi dhe pemë frutore, si dhe duke rrezikuar banesa në afërsi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”

    Dogjën mbeturinat në ara flakët dolën jashtë kontrollit një i arrestuar në Fier rrezikuan banesat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    DOKUMENTET/ Deputetët nuk ikin me pushime, Niko Peleshi firmos urdhrin e ri! Të hënën seancë plenare, zbardhet rendi i ditës

    July 24, 2026

    Balluku për platformën “BESA”: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, qytetarët kërkojnë më shumë nga shteti

    July 24, 2026

    Spanja shpall emergjencën kombëtare për shkak të zjarreve masive, mbi 10 mijë persona evakuohen

    July 24, 2026

    Harry dhe Meghan ndajnë momente nga pushimet verore në Evropë, vizitojnë edhe shtëpinë e fëmijërisë së Princeshës Diana

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.