Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka bërë me dije se drejtoria që ai drejton realizoi sot një ndërhyrje urgjente në objektin e Shkollës së Parë Shqipe për të eliminuar rreziqet ndaj qytetarëve.
Fushtica nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook kërkon ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në objektet e trashëgimisë kulturore që paraqesin rrezik për sigurinë publike në kryeqytet.


