Një ngjarje dramatike mësohet të ketë ndodhur në zonën e alpeve në Trentino Alto Adige, në faqen veriore të Ortles, në Itali.
Sipas videos së publikuar nga mediet e huaja, ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme (2 Tetor).
Fillimisht dëgjohet një ulërimë dhe më pas shembje masive dherash e gurësh që rrokullisen nga shpati malor i thepisur dhe më tej re tymi e dendur përgjatë shpatit, mbi fshatin Trafoi, të komunës italiane të Stelvio.
Sipas raportimeve zyrtare, nuk ka pasur persona të përfshirë por paniku ishte tejet i madh.
Shkarkimi i materialit ka ndodhur pak para orës 18.00. Reja e madhe e pluhurit është vënë re nga disa banorë, që duket se edhe e filmuan.


