TIRANË– GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra në qytetin e Burrelit.
Ndërkohë dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Përfaqësuesi ligjor ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut të këtij viti./Radar.al


