Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rrëfimi i Xhani De Biazit: Ju tregoj si e theva Portugalinë…

    March 20, 2025
    Rrëfimi i Xhani De Biazit: Ju tregoj si si e theva Portugalinë…

    Ne. Flet gjithmonë në numrin shumës: Të guxojmë, të besojmë, të shfrytëzojmë rastet. Xhani De Biazi nuk e sheh dot veten të ndarë nga Shqipëria. Një pjesë të zemrës dhe të mendjes e ka këtu. Me të drejtë, ajo që bëri nën drejtimin e Kombëtares ishte diçka e paharrueshme si për atë në aspektin profesional, ashtu edhe për shqiptarët.

    Trajneri italian, i cili siguroi për herë të parë kualifikimin në Europian. Ai e di mirë se si nga një skuadër, edhe pse me limite të shumta, të marrë maksimumin. Teksa tifozët kuqezinj janë në kërkim të argumenteve dhe pikave që i bëjnë të besojnë për një rezultat pozitiv në “Uembli”, 68-vjeçari na ndihmon për këtë. Ai e di mirë se çfarë do të thotë të ndalësh apo të mundësh ekipet e mëdha. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” thotë se kuqezinjtë nuk duhet të parkojnë autobusin ndaj Anglisë, teksa zbulon disa prej historive dhe ndodhive në atë skuadër.

    Trajneri italian thotë gjithashtu se ka ardhur koha që Armando Broja të gjejë stabilitetin dhe të ndihmojë Kombëtaren për arritjen e rezultateve pozitive. Duket se e ka zili Silvinjon që stërvit një ekip me shumë teknikë dhe me djem që aktivizohen në kampionate të rëndësishëm të Europës, megjithatë ai nuk ka ndërmend që të zëvendësojë asnjë me djemtë e tij që arritën të bënin realitet të parët ëndrrën e madhe të Europianit. Xhani flet për Spanjën, Francën, dhe mbi të gjitha për sfidën heroike në Portugali.

    Mister përshëndetje. Çfarë po bëni këto kohë?

    Jam duke pushuar gjatë kësaj kohe. Kisha nevojë për këtë pas 3 vitesh e gjysmë në Azerbajxhan. Por sigurisht që një sy e mbaj nga futbolli italian dhe nga ai ndërkombëtar. Ndjek gjithçka që ndodh, nuk mund të bëj pa futboll.

    A e dini që ju jeni i vetmi trajner nga Kombëtarja, që keni fituar një ndeshje me një nga 10 vendet e para të FIFA-s?

    Po, e di. Sigurisht që nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre. Ne e bëmë me Portugalinë. Jo, në fakt, Portugalia nuk ishte në “Top 10” në atë kohë.

    Po ju ndihmoj, ishte miqësorja me Francën…

    (Qesh). Mendova se e kishit për ndeshjen me Portugalinë, ku fituam 0-1 në Aveiro. Po e kujtoj edhe këtë ndeshje. Ergys Kaçe ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Realizoi një perlë në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe të shkëlqyer. Jam i lumtur për atë që kemi bërë në atë kohë dhe për djemtë. Nuk ishte pak të mundje atë Francë.

    Tani flasim për Portugalinë. Si ia dolët ta bënit atë mrekulli?

    Nuk ishte aspak e lehtë ndaj një skuadre me lojtarë që luanin në kampionate kryesorë. Ne kërkuam që të gabonim sa më pak. Nuk duhet t’i linim të niseshin në kundërsulm. Ne u fokusuam shumë te Koentrao, që në atë kohë luante me Realin e Madridit. Aty vendosa Roshin sepse e dija që mund ta vinte në vështirësi në disa aspekte dhe disa momente, që do t’i krijoheshin gjatë ndeshjes. E shfrytëzuam mirë në fillimin e pjesës së dytë dhe Balaj shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

    Rikthehemi pak tek Anglia. Si duhet ta luajë Shqipëria këtë sfidë? Të jemi agresivë në presing apo të parkojmë autobusin përpara zonës?

    Unë mendoj se të gjitha ndeshjet duhet të luhen, edhe kjo ndaj Anglisë. Autobusin t’ia lëmë ndonjë tjetri… Në ditët e sotme është e rëndësishme që të kesh dominimin e lojës në rast se mund të bëhet. Shqipëria ka shumë lojtarë të fortë teknikisht në mesfushë dhe nuk duhet që të luajmë me topa të gjatë, apo të hedhim topin kot. Duhet t’i detyrojmë ata që të vrapojnë pa top. Duhet të luajmë përpara mendoj dhe të krijojmë vështirësi në ¾-t e fushës së tyre./PanoramaSport

    Mes 4 vi*timave në Fushë-Prezë 2 ishin vëllezër, momenti kur shpërthen makina

    kombetarja shqiptare Portugali Xhani De Biazi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.