Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Romë: 2 euro për Shatërvanin e Trevit

    February 3, 2026

    Dhjetëra-mijëra vetë vizitojnë çdo ditë Shatërvanin e Trevit për të bërë fotografi ose për të hedhur një monedhë në ujë. Por duke filluar nga 2 shkurti hyrja në zonën direkt pranë bordurës së shatërvanit të famshëm në Itali do të kushtojë dy euro. Kurse sheshi i madh përpara shatërvanit do të vazhdojë të jetë i lirë për t’u vizituar.

    Sipas autoriteteve të qytetit të Romës sistemi i ri synon të menaxhojë më mirë fluksin e vizitorëve në një nga atraksionet turistike më të njohura të kryeqytetit italian dhe të parandalojë tejmbushjen e zonës nga turistët. Administrata e qytetit deklaroi se përmes kësaj tarife synon “t’i kundërvihet tejmbushjes së zonës, të përmirësojë përvojen e vizitorëve dhe të mbrojë një nga monumentet më të dashura të qytetit”.

    Nga kjo masë, e cila zbatohet për herë të parë, janë të përjashtuar banorët e Romës si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe personat që i shoqërojnë, si dhe fëmijët nën gjashtë vjeç.

    Tejmbushje nga turistët

    Administrata e qytetit të  Romës e kishte kufizuar numrin e vizitorëve të Shatërvanit të Trevi që rreth para një vit. Rreth shtërvatit lejohen të jenë njëkohësisht jo më shumë se 400 vetë.

    Sipas të dhënave vitin e kaluar Shatërvanin e Trevit e vizituan më shumë se dhjetë milionë vizitorë. Në ditët e pikut kjo shifër shkonte deri në 70,000 vetë.

    Tradita e vizitorëve të Romës për të hedhur një monedhë duke shprehur një dëshirë nisi nga viti 1954 frymëzuar nga filmi “Three Coins in the Fountain”./DW

    2 euro rome Shatërvani i Trevit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.