Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Rita Ora përkujton mes lotësh Liam Payne në MTV Europe Music Awards: Një nga njerëzit më të sjellshëm

    November 11, 2024
    Rita Ora përkujton mes lotësh Liam Payne në MTV Europe Music Awards: Një nga njerëzit më të sjellshëm
    Rita ORA

    BRITANI E MADHE- Artistja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora mbrëmjen  e së dielës gjatë MTV European Music Awards (EMA) 2024, ka përkujtuar mikun e saj të ndjerë, Liam Payne.

    Rita Ora mori disa minuta gjatë shfaqjes për të reflektuar mbi jetën e Payne, duke thënë se ai është një prej njerëzve më të sjellshëm dhe më bujarë që kishte njohur ndonjëherë.

    Fjalimi i saj i ndjerë ka prekur thellë audiencën. Këngëtarja shqiptare tregoi se ekipi pas ‘EMA’ kishte shqyrtuar mënyra të ndryshme për të nderuar Payne, por në fund vendosi që një mesazh i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë do të ishte më kuptimploti. “Ndonjëherë mjafton vetëm të flasësh,” tha ajo.

    “Ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë ku hynte dhe la një shenjë të tillë në këtë botë.”- tha ajo gjatë fjalimit të saj.

    Ora ka bashkëpunuar me Liam në këngën “For You” të 2018-ës.

    “Dëshiroj vetëm të marr një moment për të kujtuar dikë që ishte shumë, shumë i dashur për ne. Ne e humbëm atë kohët e fundit dhe ai ishte një pjesë e madhe e botës së MTV-së, dhe botës time, dhe mendoj se shumë prej jush në shtëpi dhe të gjithë këtu sonte.”– ka thënë ajo mes lotësh/SKYNEWS/Radar.al

    MTV European Music Awards (EMA) 2024 Rita Ora
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.