Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA

    September 10, 2025

    Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

    Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.

    Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.

    Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.

    Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.

    Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.

    Si do të rillogaritet tatimi

    Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë.

    Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

    Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi. Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

    Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.

    Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore. Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor.

    Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimi

    Shembull

    Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

    Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

    Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

    Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.

    Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

    (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.

    Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

    Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./Monitor

    diva Rimbursim për arsimin e fëmijëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.