Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Padia për shpifje/ Deputeti Erion Braçe në GJKKO për zhvillimin e seancës

    SPAK tjetër operacion për goditjen e call center në Tiranë, kontrolle në disa ambiente

    “Nënë vr*va 3 veta”/ Detajet nga kri*i i rëndë në Podgoricë, autori shkoi te shtëpia në fshat dhe rrëfeu ngjarjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rimarrja e mandatit/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën, edhe Zelensky ishte komedian

    July 5, 2025
    Rimarrja e mandatit/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën, edhe Zelensky ishte komedian
    Romina Kuko

    TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, këtë të shtunë ka folur në emisionin “Kjo Javë” zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, që solli një ndryshim të përkohshëm të mandatit nga Zegjine Çaushi te Maldrita Bardho, por që përfundimisht iu rikthye Çaushit pas tërheqjes vullnetare të Bardhos.

    Kuko thotë se rinumërimi ishte një ushtrim i vlefshëm që hodhi poshtë alibitë për manipulim apo parregullsi:

    “Procesi solli një ballafaqim të nevojshëm që tregoi se nuk ka pasur tjetërsim të votës nga një parti te tjetra. Ishte një betejë brenda të njëjtit kamp dhe sistemi ynë lejon fitore edhe me një votë më shumë.”- tha ajo.

    Ndërsa ka komentuar vendimin e Bardhos për të hequr dorë nga mandati, Kuko e cilësoi atë një gjest dinjitoz dhe vlerësues ndaj kontributit të Çaushit gjatë fushatës. Ajo theksoi se ky ishte një akt i vullnetshëm dhe jo rezultat i presioneve të jashtme.

    Në lidhje me diskutimet dhe debatet për mënyrën se si Zegjine Çaushi është paraqitur në rrjetet sociale gjatë fushatës, Kuko tha se shoqëria ende i merr më seriozisht figurat politike që janë “të ngurta”, sidomos burrat në politikë, duke lënë pas të rinjtë apo gratë me forma alternative komunikimi.

    “Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale. Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta. Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe.”-theksoi Kuko./Radar.al 

    Çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS, Kuko: S’kemi nota dhe provime

    Tjetër skandal në “PS”/ Zyrtari i afërt me kryeministrin spanjoll dorëhiqet pas akuzave për ngacmim s*ksual

    evrope Romina Kuko Zegjine Çaushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Padia për shpifje/ Deputeti Erion Braçe në GJKKO për zhvillimin e seancës

    April 22, 2026

    SPAK tjetër operacion për goditjen e call center në Tiranë, kontrolle në disa ambiente

    April 22, 2026

    “Nënë vr*va 3 veta”/ Detajet nga kri*i i rëndë në Podgoricë, autori shkoi te shtëpia në fshat dhe rrëfeu ngjarjen

    April 22, 2026

    Bonus qiraje për “zjarrin”/ Miratohen sot në Këshillin Bashkiak pagesat prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.