PUKË– Nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të enjtej, në rrethin e Pukës janë shkaktuar disa dëm.
Bëhet me dije se reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, duke bërë kështu që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.
Ndërkohë në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites së të msë të mërkurës./Radar.al
Moti i keq në vend/ Disa zona në Shkodër, Pukë dhe Bulqizë mbeten pa energji elektrike


