Ditën e sotme në vendin tonë, orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta, duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.
Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve, duke risjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pasherëshme në të gjithë territorin, duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.


