ELBASAN– Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme për disa zona. Bëhet me dije se reshjet e shiut dhe erërat e forta në disa bashki si Librazhd, Prrenjas dhe Gramsh dhe Librazhd kanë shkaktuar dëme në rrjetin e energjisë elektrike. Por mes tyre më problematike gjendja është në zonën e Librazhdit.
Raportohet se nga stuhia janë thyer shtylla të tensionit të ulët dhe të tensionit të lartë si dhe janë këputur disa kilometër të përcjellësve elektrike. Po kështu janë djegur edhe trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike.
Kujtojmë se gjithashtu edhe në qarkun e Shkodrës ka probleme me enrgjinë elektike si shkak i motit të keq./Radar.al