Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rënia e koalicionit të Scholz/ Presidenti Steinmeier në parim gati për zgjedhje të reja

    November 7, 2024
    Rënia e koalicionit të Scholz/ Presidenti Steinmeier në parim gati për zgjedhje të reja
    Frank-Walter Steinmeier

    GJERMANI– Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i quajti orë “dramatike” orët e përjetuara “në politikën e jashtme si dhe të brendshme”, që të mërkurën në mbrëmje (06.10.) dhe që të martën.

    “Debati publik dhe interesi medial është përqendruar plotësisht në pasojat pas vendimeve të zgjedhjeve në SHBA dhe që prej dje në mbrëmje këtu në Gjermani”, tha ai sot (07.10) në një deklaratë në Berlin.

    Situatën e pazakontë për Gjermaninë, presidenti Steinmeier e argumentoi me faktin që “ka ndodhur rrallë” “në historinë 75 vjeçare të Republikës Federale, që një koalicion qeverisës të mos ketë më shumicë në Bundestagun Gjerman para përfundimit të periudhës legjislative.”

    Steinmeieri kuptoi me këto fjalë daljen dje të partisë liberal-konservatore FDP nga koalicioni trepartiak qeverisës me socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit. Këto e lanë koalicionin Scholz, rreth 3 vjet pas ardhjes në pushtet, pa shumicë në Bundestag.

    Presidenti Steinmeier deklaroi se do të nënshkruajë në mesditë kërkesën për lirimin nga detyra të ministrit të Financave të Gjermanisë, Christian Lindner nga FDP. Këtë kërkesë ia paraqiti dje në mbrëmje kancelari Olaf Scholz. Dy ministra të tjerë liberalë në qeveri, Buschmann dhe Stark-Watzinger kanë paraqitur nga ana e tyre dorëheqjen, konfirmoi Presidenti gjerman.

    Por “fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës, është një krizë politike që duhet dhe do ta lëmë pas” shtoi Steinmeier. Ai tërhoqi vëmendjen se “demokracia jonë është e fortë” dhe se kushtetuta, ligji themelor kanë përcaktime të qarta për pjesën tjetër të procedurës.

    Parlamenti mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja pasi kancelari e humbet votëbesimin. Kancelari Scholz “deklaroi se do ta kërkojë votëbesimin në Bundestag”.

    Gjermanisë i duhen “shumica të qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për veprim”

    Steinmeier kujtoi se është Presidenti i Gjermanisë ai që vendos për shpërndarjen e Bundestagut. Por ai tha se “jam i gatshëm për këtë vendim” “nëse Bundestagu ia heq votëbesimin kancelarit federal në kuadrin e procedurës së parashikuar në nenin 68 të Ligjit Themelor.”

    Presidenti i Gjermanisë tha se ishte i ndërgjegjshëm se kushtetuta gjermane “e lidh këtë vendim me parakushte”. Por “kriteri i verifikimit” të vendimit për Steinmeierin do të jetë maksima se Gjermania “ka nevojë për shumica të qëndrueshme dhe për një qeveri të aftë për veprim”.

    Presidenti Steinmeier bëri thirrje për “arsye dhe përgjegjësi” në situatën aktuale dhe për të mos u marrë me “taktika dhe përleshje”.

    Ai tha se shumë njerëz në Gjermani “vështrojnë me shqetësim situatën e pasigurtë politike” në Gjermani, në Evropë dhe në botë “edhe pas zgjedhjeve në SHBA”.

    Presidenti gjerman kujtoi në fund sfidat e pazakonta me të cilat përballet bota dhe Gjermania.  “Pres që të gjithë ata që janë përgjegjës të përgjigjen në përputhje me përmasën e sfidave”, përfundoi ai./DW

    Frank-Walter Steinmeier Presidenti Steinmeier Rënia e koalicionit të Scholz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    April 27, 2026

    Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

    April 27, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.