Forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA kanë rrethuar që prej mëngjesit një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz, ku dyshohet se ndodhen dy persona të armatosur rëndë.
Të identifikuarit janë Juljan Cumrraku, i dyshuar për lidhje me grupe terroriste, dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Sipas raportimeve, të dy kanë kaluar më parë në Siri.
Policia ka nisur thirrje për dorëzim, por personat nuk kanë pranuar, ndërsa për të bindur Cumrrakun është marrë edhe vëllai i tij. Situata mbetet e tensionuar, pasi të dy janë të armatosur dhe kjo vështirëson ndërhyrjen e forcave të sigurisë.


