POGRADEC– Reshjet e dendura të shiut kanë prekur të gjithë territorin e vendit tonë javën e fundit kanë bërë që përroi i Vërdovës në Pogradec të dalë nga shtrati.
Bëhet me dije se në fshatin Turan të Korçës dhe në Sovjan të Maliqit gjithashtu ka pasur përmbytje banesash. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen ekipet e emergjencës dhe grupet e OSHEE-së, të cilat po punojnë për stabilizimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve të mëtejshme.
Ndërkohë, në lagjen nr. 1 të qytetit, për shkak të reshjeve të shumta, uji ka depërtuar në disa oborre banesash. Autoritetet raportojnë se situata po shkon drejt normalizimit dhe se ekipet vendore janë duke asistuar banorët./Radar.al


