SUEDI– E reja italiane, Lara Colturi e cila vijon të dhurojë paraqitje pozitive në arenën ndërkombëtare, nën flamurin e Shqipërisë ajo është renditur e 3-ta, në Gjigandin e Are-s në Suedi, duke lënë mbrapa garuese me emër.
Për Colturin, ky është podiumi i 3-të në këtë sezon, teksa synon që të vijojë me këtë ritëm. Kjo përformancë vjen në etapen e fundit para finaleve ne Sun Valley ne Amerike qe do te zhvillohen midis 20-28 Marsit.
Radhën tani e ka e diela, ku Lara Colturi do tentojë podiumin në ditën e Slalomit. Sa i takon garës së sotme, Brignone u rendit e para dhe ne vend te dyte Robinson nga Zelanda e Re./Radar.al



