Site icon Informohu siç duhet

Rekurs për heqjen e “detyrimit me paraqitje”. Berisha zbulon arsyen

Rekurs për heqjen e "detyrimit me paraqitje". Berisha zbulon arsyen

Kryedemokrati Berisha ditën e sotme trokiti sërish në dyert e Gjykatës së Lartë.

Siç dhe ju kemi raportuar Berisha kërkon heqjen e detyrimit me paraqitje e cila iu caktuar në 3 janar.

Kërkesa për  zhbërjen e detyrimit me paraqitje është regjistruar këtë të.

Buriemt bëjnë me dije se në rekurs ish-kryeministri renditi argumentet se pse e kërkoi diçka të tillë.

Berisha i rikujton Gjykatës së Lartë qëndrimin e prokurorëve të posaçëm të cilët deklaruan se ndaj Berishës duhet aplikuar një masë personale, pasi ekziston mundësia që ai të intimidojë dëshmitarët përderisa ai është kundra SPAK-ut..

Avokatët e konsiderojnë këtë qasje të prokurorëve të çështjes si një përpjekje për t’i mbyllur gojën kreut të opozitës. Ndrësa më tej shkruhet se liria e shprehjes është e garantuar me ligj.

Gjithashtu në lidhje me këtë avokatët argumentojnë se qëndrimet e Berishës janë kundër gjyqtarëve të caktuar dhe prokurorëve të caktuar dhe jo kundër gjykatës apo SPAK.

Sa i përket intimidimit të dëshmitarëve, ish-kryeministri bën me dije se hetimi është mbyllur dhe provat tanimë janë dorëzuar në gjykatë.

Asnjë dëshmitar që është pyetur nga SPAK nuk ka pretenduar diçka të tillë thuhet më tej.

Në rekurs ish kryeministri kërkon heqjen e detyrimit me paraqitje edhe me argumentin se gjyqtari i apelit që i rrëzoi arrestin shtëpiak nuk ishte kompetent, sepse këtë verdikt duhet ta shpallte gjyqtari paraprak.

Kujtojmë se Berisha është dënuar në lidhje me dosjen “Partizani” e cila është në fazën paraprake dhe ende nuk ka një vendim nëse do kalojë në gjykim apo jo.

 

Exit mobile version