Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” 72-vjeçar i Anglisë, Tre Luanët nuk kanë eliminuar kurrë një kampion në fuqi të Botërorit

    A zhduken vetë venat e zgjeruara? Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll

    Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rekrutohet si punonjëse në një exchange në Tiranë, vjedh 5 mijë euro që ditën e parë të punës

    July 15, 2026

    Një grua është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur rreth 5 mijë euro nga një biznes i këmbimit valutor dhe transfertave të parave në Tiranë, vetëm pak orë pasi ishte punësuar.

    Sipas informacioneve paraprake, e dyshuara, Kumrie Zika, ishte paraqitur si e interesuar për një vend pune në exchange-in që ndodhet në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”. Pasi u pranua në punë, ajo nisi detyrën nën shoqërimin e një punonjësi tjetër.

    Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se, në një moment kur kolegu i saj u largua për pak sekonda, gruaja dyshohet se mori rreth 5 mijë euro nga arka e biznesit dhe u largua me shpejtësi nga ambientet.

    Menjëherë pas denoncimit, policia sekuestroi pamjet filmike, identifikoi të dyshuarën dhe e arrestoi disa orë më vonë në zonën e “21 Dhjetorit”. Ajo pritet të dalë përpara gjykatës, ku do të përballet me akuzën e vjedhjes.

    Burime bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që Zika dyshohet se përdor këtë skemë. Sipas tyre, ajo ka ndjekur të njëjtën metodë edhe në disa raste të tjera, duke u punësuar fillimisht dhe më pas duke vjedhur shuma më të vogla parash.

    Emri i saj rezulton i njohur edhe në hapësirën publike, pasi në të kaluarën ka qenë e ftuar në emisione televizive, ku ka dhënë opinione për tema të ndryshme.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mallkimi” 72-vjeçar i Anglisë, Tre Luanët nuk kanë eliminuar kurrë një kampion në fuqi të Botërorit

    July 15, 2026

    A zhduken vetë venat e zgjeruara? Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll

    July 15, 2026

    Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha

    July 15, 2026

    Sulm me dron pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, vri*et kryeinxhinieri dhe shoferi i automjetit

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.