Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rekordmeni i Kombëtares. Hysaj: Nuk na mungon asgjë, Canës do i jap darkë

    October 16, 2025

    Elseid Hysaj u aktivi zua në ndeshjen ndaj Jordanisë duke u bërë lojtari i parë në histori të Shqipërisë që luan 94 ndeshje. Mbrojtësi shkodran që hyri në fushë me shiritin e kapitenit, u shpreh se u ndje krenar për këtë arritje, teksa shtoi se me Canën do të hajë edhe një darkë.

    Sa i përket Kombëtares, ai u shpreh se kanë shumë besim për në Botëror, ku kuqezinjtë mund të arrijnë “Play Off”.

    Rekord për Hysajn, paraqitje shumë të mira. Si ndihet Elseid Hysaj në këtë Kombëtare? Ky është një emocion i rrallë, nuk mund ta tregoj sepse vërtet ndodh rrallë, prandaj dua ta shijoj dhe ta vazhdoj këtë emocion deri në nëntor, deri kur të vijnë ndeshjet e tjera me Kombëtaren. Jam shumë i lumtur.

    A keni kontaktuar me Canën për rekordin e thyer dhe si u ndjeve nga pritja e tifozëve? Shumë mirë u ndjeva. Me Canën akoma nuk kam komunikuar, kur të kthehem në Romë, pasi aty jeton, besoj do të hamë një darkë së bashku. Për tifozët, shpresoj që stadiumi të jetë edhe më plot, sepse vërtet sot kishte tifozë. I falënderoj që erdhën dhe shpresoj që herët e tjera të ketë edhe më shumë, sepse na duhen.

    Sa beson te kjo kombëtare për të arritur atë që të gjithë e ëndërrojmë, Botërorin? Të them të vërtetën, unë besoj shumë, sepse e kemi treguar që mund të luajmë me skuadrat e mëdha dhe mund të fitojmë. Duhet vetëm të dimë si të fitojmë dhe të mos na kapë ajo euforia sikur fituam dy ndeshje dhe eja të shkojmë përpara.

    3 fitore dhe 2 barazime. A i përmbush Kombëtarja pritshmërinë apo keni ndonjë peng? Jo, të them të vërtetën, nuk kam pengje, sepse kemi marrë shumë pak gola. Kjo është një gjë e rëndësishme për një ekip kombëtar, që mbrojtja të jetë solide. Pastaj, shpresojmë që sulmuesit tanë, disa u zhbllokuan, t’i kemi gati për në nëntor.

    Çfarë i mungon kësaj kombëtareje për t’u motivuar njësoj si në sfidën ndaj Serbisë? Nuk i mungon asgjë besoj, sepse po gjejmë një grup shumë të mirë dhe po gjejmë një frymëzim shumë të bukur. Trajneri ka besim tek ne, ne kemi besim te trajneri. Do të vazhdojmë kështu.

    Paraqiteni me shiritin e kapitenit. Një mesazh për djemtë që debutuan sot… Për djemtë, unë i kam uruar. Ky është një emocion i rrallë që e kanë provuar dhe ata dhe besoj se do t’ju tregojnë vetë emocionet që kanë pasur./PANORAMASPORT

    Elseid Hysaj Rekordmeni i Kombetares
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.