Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Reklamonin se jepnin makina me qira dhe nuk kryenin shërbimin/ Dërgohen në gjyq 4 persona

    December 16, 2025

    SHKODËR– Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy persona, të cilët akuzohen për “mashtrim” të kryer në bashkëpunim.

    Sipas njoftimi zyrtar të Prokurorisë sqarohet se të pandehurit me iniciale A.K dhe O.K, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur fiktivisht një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qira.

    Njoftimi: 

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., O.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ i kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal, shtetasen M.P. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe shtetasin A.K. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

    Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, rezultoi se, se të pandehurit A.K dhe O.K, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur fiktivisht një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qera.

    Për të kontaktuar me personat të cilët shfaqnin interes për marrjen e këtyre automjeteve me qera ata kanë përdorur një numër telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë dhe pasi kanë marrë pagesat nga personat që kanë rezervuar automjetet, të pandehurit nuk ju kanë dërguar në destinacionin e kërkuar automjetet.

    Ndërsa e pandehura M.P, duke qenë punonjëse pranë subjektit “F.K” PF, ka dhënë numrin celular që kanë përdorur të pandehurit, duke e regjistruar në emër të një personi të tretë, i cili nuk kishte dijeni mbi këtë numër celulari.

    I pandehuri A.K., është administrator i subjektit “ERGI-2012”, me objekt aktiviteti ndër të tjera “Transferta parash”, ka nënshkruar në formularët e tërheqjes së shumave të parave, në rekuizitën e “marrësi”, në emër të shtetasit A.K., të shumave të parave që persona të ndryshëm kanë dërguar tek shtetasi A.K, për marrjen e mjeteve me qira.

    Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin dhe çështja penale në ngarkim të këtyre shtetasve është dërguar në Gjykatën e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër./Radar.al

    arrestohen 4 persona Prokuroria e Shkodrës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.