Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte në Tiranë bëhet online, ja çfarë duhet të dini

    June 10, 2025

    Bashkia e Tiranës ka hapur regjistrimet për vitin 2024-2025 në çerdhe dhe kopshte publike përmes platformës online e-femijet.tirana.al, duke lehtësuar ndjeshëm procesin për prindërit.

    Platforma është funksionale nga 2 deri më 22 qershor dhe ofron mundësinë për:

    Regjistrim të ri në çerdhe

    Regjistrim në kopsht

    Transferim nga çerdhe në kopsht

    Transferim nga një institucion në një tjetër

    Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, deklaroi për Euronews Albania se deri tani janë realizuar rreth 5900 aplikime, duke treguar një interes të lartë nga prindërit.

    Pas mbylljes së aplikimeve, nga 22 qershori deri në mesin e gushtit, do të zhvillohet faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesave. Prindërit do të njoftohen përmes email-it dhe deri më 1 shtator, të gjithë fëmijët e përzgjedhur do të kenë të drejtën të ndjekin çerdhen ose kopshtin përkatës.

    Si funksionon aplikimi?
    Hyni në platformën e-femijet.tirana.al

    Krijoni një llogari me të dhënat personale.

    Zgjidhni kategorinë e duhur të aplikimit.

    Ngarkoni dokumentet e nevojshme:

    Certifikatë personale dhe familjare të fëmijës

    Vërtetim pune dhe paga për prindërit

    Vërtetim kontributesh nga e-Albania

    Vërtetim vaksinimesh

    Për raste transferimi: arsyeja dhe dokumentacioni përkatës

    Për kategori të veçanta: dokumente që justifikojnë statusin

    Aplikantët duhet të paguajnë edhe një garanci prej 5,000 lekësh në zyrat e Postës Shqiptare – e nevojshme për përfundimin e regjistrimit.

    Për prindërit që hasin vështirësi teknike, në çdo institucion është caktuar një person ndihmës që asiston në procesin online.

    çerdhe kopshte online regjistrimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    April 18, 2026

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    April 18, 2026

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    April 18, 2026

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.