Anija italiane Libra është në ujërat ndërkombëtare në jug të gadishullit të Lampedusa-s duke pritur që të ngarkojë në bord refugjatët afrikanë për t’i nisur drejt kampeve që janë ngritur në Shëngjin e Gjadër.
Sipas ministrit të Brendshëm Piantedosi transferimi i azilkërkuesve drejt Shqipërisë do të mund të rifillojë sapo të krijohen kushtet logjistike.
Mateo Piantedosi: Kam besim se me dekretin për shtetet e sigurta të ditëve të fundit mund ta kapërcejmë mungesën e vlefshmërisë nga autoriteti gjyqësor dhe operacionet mund të rifillojnë. E gjithë kjo është një vrojtim i një rregulloreje evropiane tashmë në fuqi për vitin 2026 dhe vendet e tjera madje po diskutojnë për ta parashikuar atë. Çështjet gjyqësore zgjidhen brenda sallës së gjyqit. Kur të ketë një vendim nga gjykatat eprore, do të përcaktohet kuadri ligjor.
Piantedosi nuk na zbuloi detaje për orarin e nisjes, por sipas mediave italiane anija Libra pritet në portin e Shëngjinit në ditët në vijim, afro datës 7 nëntor.


