Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, së fundmi ka shkaktuar përçarje mes gjykatave në Itali dhe qeverisë.
Pas Gjykatës së Romës dhe ajo e Katanias nuk e ka miratuar dekretin e ri të qeverisë për të ndryshuar listën e vendeve të sigurta.
Para dy javësh, për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga gjykata e Romës, e cila kundërshtoi transportimin e emigrantëve në qendrat e ndërtuara nga Italia në Gjadër, Këshilli i Ministrave miratoi listën me 19 vende të sigurta si ligj parësor.
Meqenëse Egjipti është pjesë e listës, qeveria italiane synonte që të mundësohej dëbimi i një emigranti të cilit iu refuzua kërkesa për të fituar lejeqendrim, pa shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes.
Sipas dy gjykatave italiane që duhet të vendosin, Egjipti nuk është një vend i sigurt dhe kundërshtojnë ta lënë atë jashtë listes.
Ndalesa e dytë erdhi nga gjykata e Romës për kërkesën për azil të njërit prej 12 emigrantëve, i cili u transferua në Shqipëri.
Me këtë dispozitë, gjykata e Romës i referon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dekretin e ri për “vendet e sigurta”, duke kërkuar përgjigje urgjente dhe duke përmendur “ndërhyrjen e fundit të qeverisë italiane”.
Pak ditë më parë, gjykata e Bolonjës iu drejtua gjykatës së BE-së për të përcaktuar se cili është parametri në bazë të të cilit duhet të identifikohen kushtet e sigurisë që janë në themel të përcaktimit të një vendi të tretë si vend i sigurt i origjinës.


