Pas rikthimit të refugjatëve drej Italisë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni mesa duket nuk është tërhequr pas.
Siç ju raportuam dhe pak më parë, pritet që nga e hëna të nisen refugjatët e radhës që do zbarkojnë në Shëngjin e më pas dhe në Gjadër.
La Repubblica raporton se nuk bëhet fjalë “thjesht një transferim i ri në Shqipëri, por për “një ngarkesë të plotë”.
Media italiane shkruan mbi ndezjen e polemikave të reja mbi kostot e dërgimit të refugjatëve në kapet në Shëngjin e Gjadër, të “fryra” nga akomodimi me pesë yje për personelin e vendosur në Shëngjin, por theksin se “qeveria e Giorgia Melonit vazhdon”.
“Të hënën moti duhet të lejojë fillimin e operacioneve, të cilat tashmë janë shtyrë dy herë. Dhe sigurisht jo për shkak të mosangazhimit politik apo referimit të dekretit të ri për vendet e sigurta në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, thekson La Repubblica.
Përgjatë artikullit më tej vendimi për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri u shty dy herë për shkak të kushteve atmosferike.
Ndërkohë, raportohet se personelit në vendit tonë iu është kërkuar për të pritur deri në 70 emigrantë.
“Këtë herë, në përfundim të procesit të përzgjedhjes në urën Libra, mund të mos jenë vetëm gjashtëmbëdhjetë prej tyre, nga të cilët katër duhet të kthehen shpejt në Itali, sepse janë të mitur ose të pambrojtur. Atyre në Shqipëri u është thënë të përgatiten për të trajtuar të paktën 60-70 persona, shpresojmë më shumë”, raporton media italiane.


