Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Reali ndez “turbon”, shifrat e çojnë drejt… titullit

    January 27, 2025
    Reali ndez “turbon”, shifrat e çojnë drejt… titullit
    Reali i Madridit ka 93% shanse për të fituar titullin në La Liga. Ose të paktën kështu pasqyron arkivi i gazetës “AS”. Nuk është guxim, por statistikë. Pasqyrë e asaj që ka ndodhur në rastet e mëparshme.

    Vetëm në një nga 15 sezonet në të cilat madrilenët arritën këtë javë të sezonit me 49 pikë nuk e fituan titullin. Në 14 të tjerat, trofeu ishte në “Cibeles”. Për herë të fundit që Reali humbi titullin me 49 pikë pas 21 javësh ishte në sezonin 2014-15, me Barcelonën që u bë kampione në një sezon spektakolar. Dhe përfundoi me një diferencë të ngushtë, vetëm 2 pikë. Është i vetmi dështim në rezymenë e statistikave. Dhe ja ku jemi sërish me 49 pikë pas 21 javësh.

    Është një fakt që shërben për të vendosur gjithçka në perspektivë: Liga spanjolle fitohet me 84 pikë! Kjo është ajo që pasqyron mesatarja e dhjetë sezoneve të fundit. Në fakt dinamika është në rënie: nëse mes viteve 2014 dhe 2017 ishte e nevojshme të thyhej barriera e 90 pikëve për të garuar për titullin, në dy nga tre të fundit, as që ishte e nevojshme të arrinte 80. Mesatarisht kërkohen 84 pikë për të qenë kampion. Kjo është ajo që ka reflektuar tendenca e viteve të fundit. Dhe në Madrid, te Reali ata po ndjekin këtë rrugë, këtë ritëm.

    89 PIKË – Projeksioni i Realit në këtë sezon është 89 pikë. Dhe kjo, në një mesatare totale (ai po shton 2.3 pikë për ndeshje). Por nëse analizohet trendi (tani është më mirë se në fillim, më i rregullt), ka një parashikim që tejkalon 90 pikë. Dhe këtu është çelësi, qetësia. “Unë mendoj se do të duhen më pak se 90 pikë për të qenë kampion”, tha Ançeloti në një konferencë për shtyp. Një frazë që është përsëritur rregullisht në korridoret e Valdebebas.

    “NJOLLA” E SEZONIT 2014-2015 – Nëse në Madrid ruajnë këtë ritëm, ata projektojnë gati 90 pikë. Numrat që tregojnë rrugën drejt titullit të 37-të në Liga. Statistikat janë në favor të tyre: vetëm një nga 15 herët që arritën në këtë javë (21), me 49 pikë, nuk përfunduan në “Cibeles” për të festuar. Kjo ndodhi 10 vjet më parë dhe Barcelona ishte shumë e mirë. Pa llogaritur javën e fundit, ku nuk kishte më asgjë në lojë, ata fituan 12 nga 13 ndeshjet e fundit. Reali praktikisht bëri pjesën e vet (92 pikë), por thjesht rivali i përjetshëm e bëri më mirë (94). Ishte më shumë meritë e dikujt tjetër sesa e keqe e dikujt./PANORAMASPORT

    Reali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    June 10, 2026

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.