Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt denoncojnë SPAK: Hetim i padrejtë, shkelje të drejtash dhe ndalim i pabazë

    July 23, 2025

    Pas dorëzimit të materialeve hetimore nga SPAK, avokatët ndërkombëtarë që mbrojnë Erion Veliajn kanë dalë me një reagim të fortë, duke akuzuar prokurorinë për shkelje të të drejtave themelore dhe trajtim jo të drejtë të klientit të tyre.

    Sipas mbrojtjes, hetimi i zgjatur i SPAK-ut është zhvilluar në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Veliaj i mohon me forcë të gjitha akuzat dhe avokatët e tij e konsiderojnë vazhdimin e ndalimit si “të paarsyeshëm, të panevojshëm dhe joproporcional”.

    Një shqetësim i madh mbetet pamundësia e Veliajt për t’u komunikuar me avokatët e tij ndërkombëtarë për rreth tre muaj, çka sipas mbrojtjes cenon seriozisht të drejtat e tij ligjore. Gjithashtu, avokatët kritikojnë rrjedhjen e të dhënave nga hetimi në media, përfshirë përmbajtjen e raportit të Prokurorisë, të publikuara para informimit zyrtar të mbrojtjes.

    Në reagimin e tyre, avokatët theksojnë se Veliaj, si funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, i është pamundësuar ushtrimi i mandatit dhe nuk ka prova që justifikojnë vazhdimin e ndalimit të tij. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me mbrojtjen lokale dhe do të përdorin çdo mjet ligjor në dispozicion për të mbrojtur të drejtat e klientit.

    Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj:
    Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes.

    Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë, gjë që cenon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar të drejtat që i garanton KEDNJ-ja.

    Si një funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit, është thelbësore që SPAK të ketë vlerësuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndalimit të tij. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që kjo është bërë.

    Jemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si është zhvilluar hetimi. Së fundmi, detaje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe raportin e Prokurorisë janë rrjedhur në mediat shqiptare. Kjo rrjedhje informacioni është në përputhje me trajtimin që i është bërë z. Veliaj që prej ditës së arrestimit, ku të dhëna paragjykuese mbi hetimin e SPAK-ut janë publikuar vazhdimisht në hapësirën publike. Nga informacionet e marra prej avokatëve të tij vendas, kuptojmë se këto rrjedhje përbëjnë shkelje të sekretit hetimor sipas legjislacionit shqiptar.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me ekipin ligjor vendas të z. Veliaj dhe të ndjekim çdo mjet ligjor të mundshëm.

    avokatet Erion Veliaj spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    June 14, 2026

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    June 14, 2026

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    June 14, 2026

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.