Lajmi i dhimbshëm për vdekjen e futbollistit portugez Diogo Jota ka tronditur komunitetin sportiv ndërkombëtar. Ylli argjentinas Lionel Messi ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e Jotas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Messi ka publikuar një foto të Diogo Jotas në fanellën e tij, duke bërë një gjest dashurie për tifozët, dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin “QEPD” (Prehu në Paqe), duke i dhënë një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm respektit dhe ndarjes së dhimbjes me familjen dhe fansat e Jotas.


