Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    Aksident në Dhërmi, katër persona të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

    SHBA refuzon vizën për kreun e Federatës Palestineze të Futbollit, reagime përpara Kupës së Botës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Efektivi i Policisë në Sarandë përfundon në arrest shtëpie, dyshohet për ndërtim pa leje të një hoteli

    June 13, 2026

    Një punonjës i Policisë së Sarandës është vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimore pa leje në një pronë ku banon bashkë me familjen e tij.

    Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), masa është ekzekutuar ndaj Ajdin Islamajt, i cili në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar ushtronte detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

    Hetimet e zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës kanë zbuluar se në një pasuri në pronësi të babait të tij janë kryer ndërhyrje ndërtimore pa lejen përkatëse, duke përfshirë shtimin e një kati mbi një objekt ekzistues dykatësh dhe punime të tjera me synim përshtatjen e godinës për aktivitet hotelerie.

    Sipas aktit të ekspertimit teknik, struktura e ndërtuar konsiderohet ndërtim i ri dhe për realizimin e saj kërkohej leje ndërtimi nga autoritetet kompetente. Verifikimet kanë treguar se për këtë objekt nuk është miratuar asnjë leje.

    AMP bën me dije se sipërfaqja e ndërtuar pa leje është jo më pak se 159 metra katrorë dhe se punimet dyshohet të jenë kryer gjatë vitit 2025. Kjo është konfirmuar edhe përmes analizës së pamjeve satelitore të administruara gjatë hetimit.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se respektimi i ligjit duhet të jetë standard për çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, pavarësisht funksionit që mban.

    Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht përgjegjësitë penale dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në realizimin e ndërtimeve të dyshuara si të paligjshme.

    sarande
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    June 13, 2026

    Aksident në Dhërmi, katër persona të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

    June 13, 2026

    SHBA refuzon vizën për kreun e Federatës Palestineze të Futbollit, reagime përpara Kupës së Botës

    June 13, 2026

    Efektivi i Policisë në Sarandë përfundon në arrest shtëpie, dyshohet për ndërtim pa leje të një hoteli

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.