Shumë bujë pati në lidhje me renditjen e Elvana Gjatës në festivalin e Këngës në RTSH këtë fundvit. Kënga e saj ‘Karnaval” nuk arriti të fitonte çmimin e parë për të shkuar në Eurovizion.
Pas shumë lajmeve që qarkulluan online, Elvana vendosi të reagojë në Instagram. Ajo uron këngëtarët fitues të festivalit ndërsa falënderon të gjithë ata që e mbështetën.
“Unë gjithmonë kam uruar më të mirën për vendin tim, pavarësisht se kush e përfaqëson atë në skenën ndërkombëtare. Grupit Shkodra Elektronikë i uroj një eksperiencë të mrekullueshme në Eurovizion 2025”, shkruan Elvana në rrjetet sociale.
Po ashtu ajo ka edhe një mesazh në lidhje me kritikët.
Elvana Gjata dështon sërish, “Shkodra Elektronike” fiton Fest 63 dhe shkon në Eurovision
“I mirëpres kritikat që më ndihmojnë të zhvillohem, por le ta lëmë gjuhën e urrejtjes. Ajo nuk ka vend në muzikë”, shton Elvana.
Kujtojmë se Elvana u duk e zhgënjyer me gjithçka nga festivali pasi vendosi të fshijë çdo postim në lidhje me të.
Elvana Gjata zhgënjehet nga “Fest 63”, merr vendimin e papritur pasi nuk arriti fitoren



