TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën “SY m’SY” u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Rama u shpreh punët në bashki i ka mbyllur në 2011 dhe se ai nuk është kryetar bashkie. Ai u shpreh se deklaratat kundër opozitës do t’i vijojë deri më 9 maj.
“Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011. Nuk jam kryetar i bashkise së Tiranës. Nuk lë mënjanë asgjë. Nëse unë flas për bufin e kënetës, që do e bëj deri me 9 maj. I bie pragut të dëgjojë dera.”-tha Rama./Radar.al
https://radar.al/sjane-socialist-por-rama-ja-pse-te-rinjte-e-frpd-se-u-bashkuan-me-ps/


