TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se një prej filmave më ikonik të kinematografisë shqiptare “Ngadhnjim mbi vdekjen” është restauruar 58 vite pas realizimit.
Rama shprehet se filmi me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, vjen i restauruar në 4K.
“Rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, kamerën e mrekullueshme, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese”, shprehet Kryeministri.
“58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani
Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan Rama./Radar.al
https://radar.al/dhnuan-klea-prengen-paraqiten-ne-gjykate-motrat-behttps://radar.al/rama-zbulon-biseden-me-mira-muratin-e-frikshme-per-ai/risha/


