TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot gjatë takimit për prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant 2024, zbuloi edhe një bisedë me Mira Muratin.
Shefi i qeverisë është shprehur se ajo që i ka thënë Murati është se shpejtësia e transformimit me Inteligjencën Artificiale është e ‘frikshme’, dhe për të kaluar nga një gjë në një tjetër do të duhet vetëm pak kohë.
“Biseda me Mira Muratin, me tha diçka që ishte e frikshme. Nëse për të kaluar nga iPhone 12 te 13 është dashur një vit, për të kaluar nga një gjë tek një gjë tjetër, AI do të duhet një ditë. Çfarë është e re në mëngjes do të bëhet e vjetër në darkë. Deri këtu do të shkojë shpejtësia e transformimit.”– u shpreh Rama./Radar.al