GJIROKASTËR-Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të hëne po zhvillon një takim në Gjirokastër ku po prezanton kandidatët për deputetë në këtë qark.
Rama gjatë fjalës së tij tha se “që e bën 11 majin një ditë të jashtëzakonshme, ku bëhet fjalë se ku do të jetë Shqipëria 4 vitet e ardhshme”.
“Kemi bërë zgjedhje ku kemi marrë zotime dhe kemi bërë bilance. Por të gjitha kanë një tjetër për atë që do bëhet për qarkun e Gjirokastrës. Ajo që e bën 11 majin një ditë të jashtëzakonshme, ku bëhet fjalë se ku do të jetë Shqipëria 4 vitet e ardhshme. Procesi ynë për negociatat mund të mos kishte zgjedhje në mes. Por këto zgjedhje kanë rëndësi për integrimin në Bashkimin Europian. Mundësia e futjen në BE është reale dhe aktuale. Për herë të parë është bashkuar ylli i fatit tonë më yllin e fatit të tyre. Ata duan të na kenë në BE sa më parë. Por ky moment nuk do të jetë deri në pafundësi.”-tha shefi i qeverisë./Radar.al


