Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama për “The Politico Berlin Playbook”: “Diella” po pastron legjislacionin nga mbivendosjet. Vitin tjetër do dalë dhe në TV

    October 29, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka folur për mënyrën sesi inteligjenca artificiale po transformon qeverisjen në Shqipëri, gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës gjermane Politico.

    Rama tha se përdorimi i inteligjencës artificiale nisi nga domosdoshmëria për të përshpejtuar përkthimin dhe përshtatjen e 4,600 ligjeve dhe aktnënligjoreve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    “Në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktenënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament. Të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë,” tha Rama.

    Nga kjo nevojë, sipas tij, lindi “Diella”, një asistente digjitale e krijuar për të ndihmuar proceset qeveritare, që tashmë ndjek mbledhjet e qeverisë dhe mëson nga to.

    “Tani po e sjellim në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë dhe të mësojë. Ajo nuk harron, çdo gjë që dëgjon e mban mend. Po përgatitet për intervista live dhe për daljen e saj të parë publike,” tha Rama, duke shtuar se në pranverë “Diella” do të jetë në gjendje të japë intervista televizive dhe të shfaqet në formë hologrami në Parlament apo në mbledhjet e qeverisë.

    Rama njoftoi gjithashtu një projekt të ri, të quajtur “fëmijët e Diellës”, që synon t’u ofrojë çdo deputeti një asistent personal digjital.

    “Po përgatisim për çdo deputet nga një asistent që do të jetë si ‘fëmija i Diellës’. Ai do t’ju ndihmojë për të shkruar fjalimet, do t’ju informojë për debatet në sallë dhe do t’ju paralajmërojë për çdo temë që ju prek,” shpjegoi Rama.

    Në intervistë, kryeministri theksoi se inteligjenca artificiale do të përdoret gjithashtu për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike, një nga fazat më të ndjeshme të administratës.

    “Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër – prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për t’i realizuar ato pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces,” tha Rama.

    Sipas tij, AI mund të eliminojë ndërhyrjet njerëzore në hartimin e termeve të referencës dhe vlerësimin e ofertave, duke përdorur vetëm të dhëna publike të regjistruara në sistemin shtetëror.

    Një tjetër përdorim i rëndësishëm i sistemit “Diella” është pastrimi i legjislacionit nga mbivendosjet, për ta bërë më koherent dhe më të zbatueshëm.

    “Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Gjermania, që ka sundim më të mirë të ligjit se Italia, ka vetëm një të tretën e ligjeve të saj. Ky është thelbi — nuk duhen më shumë ligje, por ligje të qarta dhe të zbatueshme,” theksoi Rama.

    Në fund, kryeministri shtoi se projekti po zbatohet me mbështetjen e OpenAI dhe Microsoft, duke e cilësuar procesin si “të jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës”.

    “Modeli filloi me 85% saktësi, ndërsa sot është në 98%. Përkthyesit thonë se është më i saktë se ne. Po bëjmë diçka që do të ndryshojë mënyrën si funksionon shteti,” tha Rama.

    diella Edi rama legjislacioni prokurimet publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    April 22, 2026

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    April 22, 2026

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    April 22, 2026

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.