Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot koalicionin e PD dhe deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Njishat” shkruan Rama, ndërsa publikon një video me disa bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së në një komunikim ku shprehet se “ne jemi njishat”.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.


