Kreu i PS, Edi Rama, teksa vijon një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të Vlorës gjatë fjalës së tij përmendi negociatat në BE.
Në lidhje me këtë Rama u shpreh optimist, ndërsa thekson faktin se gjatë mandatit të 4 do të përfundojnë negociata për anëtarësimin e vendit në BE.
‘Në 11 maj ne kemi në dorë fatin historik të vendit. Në mandatin e 4 ne përfundojmë negociatat për anëtarësimin e vendit dhe për t’ju dhënë ju pasaportën e BE. BE do që të marr në familjen anëtarë të rinjë. Nëse në 11 maj Shqipëria i jep Europës mesazhin se ne jemi të qartë se ça do bëjmë deri 2027 dhe duam që të jemi në BE kjo është një gjë, por nëse Shqipëria jep mesazh se populli merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit është tjetër gjë’, tha ai.
Ndërsa më tej ai renditi dhe se cilat do të jenë përfitimet e shqiptarëve pasi Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.
“Është e rëndësishme nuk duhet shumë njohuri për BE për të parë që ka pasur sjellje të ndryshme ndaj idesë për zgjerimin. Sot KE dhe BE duan të marrin në familjen atyre një anëtar të ri. Ju do thoni si nuk mjaftuan 12 vite, duhet t’i referoheni faktit që Mali i Zi i ka filluar negociatat në 2012, ne i kemi filluar vjet. 27 vendet anëtare nuk binin në një mendje, thoshte Holanda jo se ka ça gjëra të tjera, kishte hallin e zgjedhjeve atje dhe i duhej të sillej ashpër me idenë e zgjerimit. Pastaj ndodhi historia e Himarës ju e dini për të arritur në momentin kur u hap rruga. Nuk do rrijë hapur pafundësisht dhe mund të mbyllen dyert dhe për 10 vite të tjera. Të shkosh sot nga Vlora në Berlin shkon, por kur të shkosh atje do të pyesin kur do ikësh, sa lekë ke. Ndërkohë me pasaportën e BE kalon te ai tuneli i yjeve dhe futeni duke treguar ja ku është pasaporta. Ti mund të qëndrosh aty sa të duash dhe të trokasësh për të kërkuar një punë me atë pasaportë.”-u shpreh Rama.
Kryeministri Rama gjithashtu foli edhe njohjen e pensioneve me Greqinë.
Ai theksoi se në momentin që Shqipëria anëtarësohet në BE pensionet do të njihen automatikisht për shqiptarët që jetojnë në Greqi.
‘Ne sot jemi kërkesa pafund nga shqiptarët në Greqi që kanë merakun që tu njihen pensionet si ju njohën atyre në Itali. Me pasaportën e BE, të gjithë shqiptarët në Greqi menjëherë fitojnë të drejtat që kanë grekët në Greqi jo vetëm ju njihen pensionet por bëhen edhe të transferueshme, është njësoj si të shkosh nga Vlora në Shkodër dhe nga Shqipëria në Poloni ose në Spanjë. Ska kufi dhe asnjë lloj dallimi’, tha ai.


