Kryeministri Edi Rama teksa vijon inspektimet në rikonstruksionin e hidrovorit të Akernisë në Vlorë, sërish u surprizua nga një buf tjetër dhuratë.
Ishte njëri nga qytetarët e pranishëm ai që i dhuroi një tjetër buf (send).
Pasi mori dhuratën, Rama tha “E bukur fare. I ka sytë e bukur, i ka blu. Duhet të thahet këneta“, (referuar kryetarit të PD, Sali Berisha).
Kujtojmë se ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook, kryesocialisti ndau një foto me një buf, të ciln e cilësoi si dhuratë nga qytetarët vlonjatë.


