TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot teksa po fliste për arritjet e qeverisë është ndërprerë në një moment nga dikush që thërriste “Rama ik”.
Shefi i qeverisë ka reaguar me nota ironie, duke thënë se e priste një reagim të tillë në Krujë, që të plasë, siç u shpreh ai, syri i keq.
“Tani kanë për ta parë në 11 Maj. Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bënte bufi kur ishte në qeveri…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi.”-tha Rama./Radar.al
Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në Elbasan
Adoleshenti i zhdukur prej 3 javësh, e ëma kërkon ndihmë nga policia
Giro d’Italia zë sheshin Skëndërbej/ PS zbret te fusha e Parkut Olimpik për mitingun përmbyllës

