Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama i përgjigjet KLGJ-së: Shqyrto shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve

    August 29, 2025
    Rama i përgjigjet KLGJ-së: Shqyrto shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve

    Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe kryeministri Edi Rama janë “përplasur” virtualisht këtë të premte, një ditë pasi kreu i qeverisë kritikoi vendimin e gjyqtarit Ligoraq Toshi, për të cilin tha se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë.

    Më herët, gjatë ditës së sotme, KLGJ reagoi duke thënë se deklarata të tilla cënojnë figurën e gjyqtarëve dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor apeloi që për çdo pretendim në lidhje me vendimet gjyqësore, të bëhet ankim në një gjykatë më të lartë.

    Nuk vonoi përgjigja e numrit një të qeverisë, i cili brenda pak orëve reagoi duke thënë se “KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë”.

    Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.

    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.

    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.

    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.

    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

    Keshilli i Larte Gjyqesor Kryeministri Edi Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.