Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Krejtësisht i panjohshëm/ Johnny Depp rikthehet në Hollywood me “A Christmas Carol”

    Penallti në minutën e 100-të shpëton Real Madridin, Mbappé i jep fitoren ndaj Rayo Vallecanos

    “Më në fund dikush më riktheu buzëqeshjen”/ Bes Kallaku konfirmon romancën e re dhe i bën dedikim partneres në koncert

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Rama falenderoi Putin, reagon Xhaferaj: Anëtarësimin e presim nga dramat ndërkombëtare

    October 15, 2024

    Demokrati Ferdinand Xhaferaj, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka komentuar qëndrimin e kryeministrin, Edi Rama, në çeljen e grup-kapitujve të parë për anëtarësim drejt BE-së.

    Xhaferaj vë theksin tek falenderimi që kryeministri Rama i bëri liderit rus, duke theksuar se lufta e nisur nga Putin bëri që BE të reflektojë për rëndësinë e zgjerimit të aleancës euroatlantike.

    “Rama falenderoi Putinin, por dramat dhe fatkeqësitë ndërkombëtare s’mund të jenë shpresa e vetme që çon para agjendën e Shqipërisë drejt BE-së!

    Rama thotë faleminderit Putin! Ky reagim shumë i sinqertë i z. Rama na bën me dije se çfarë progresi ka bërë Shqipëria nën drejtimin e tij.

    Statusi vetë-tregon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit që qeveriset nga Rama”, shkruan ai.

    Xhaferi shkruan se kjo deklaratë tregon qartazi se kryesocialisti pret që rrugëtimi drejt BE të diktohet nga zhvillimet gjeopolitike apo fatkeqësitë ndërkombëtare dhe jo nga arritjet e brendshme të Shqipërisë.

    “Kryeministri i vendit na shpjegon në mënyrë shteruese se anëtarësimin nuk e presim nga përmbushja e kritereve, por nga dhuratat që mund të sjellin zhvillimet gjeopolitike.

    Kjo tregon se korrupsioni dhe krimi i organizuar do të bashkëudhëtojnë me qeverisjen e Edi Ramës”, theksoi Xhaferaj.

    Xhaferaj shton se kreu i qeverisë duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të luftuar krimin e korrupsionit, si rruga e duhur për t’u ndjekur në këtë proces.

    “Është e domosdoshme që opozita të gjejë mekanizmat për të ndryshuar vetveten që të perceptohet si zgjidhje dhe të mbështetet masivisht nga qytetarët.

    Sepse, dramat dhe fatkeqësitë ndërkombëtare, siç la të kuptohet edhe z. Rama, nuk mund të jenë shpresa e vetme që çon përpara agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE!”, përfundon ai.

    Ferdinand Xhaferaj rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Krejtësisht i panjohshëm/ Johnny Depp rikthehet në Hollywood me “A Christmas Carol”

    February 1, 2026

    Penallti në minutën e 100-të shpëton Real Madridin, Mbappé i jep fitoren ndaj Rayo Vallecanos

    February 1, 2026

    “Më në fund dikush më riktheu buzëqeshjen”/ Bes Kallaku konfirmon romancën e re dhe i bën dedikim partneres në koncert

    February 1, 2026

    SHBA-ja në alarm për një tjetër stuhi “bombë”, priten dëborë e dendur dhe erëra të fuqishme

    February 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju, horoskopi 1 shkurt 2026

    Viti 2026, vit vendimtar për dashurinë e tre shenjave të zodiakut

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, horoskopi 27 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.