Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit, ja kush përjashtohet

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama: Dibra “jastëku i gjelbër” i kryeqytetit, PD s’le shpifje pa thënë nëpër Evropë

    April 25, 2026
    Rama: Dibra "jastëku i gjelbër" i kryeqytetit, PD s’le shpifje pa thënë nëpër Evropë

    Kryeministri Edi Rama ka bërë ndalesën e radhës në qytetin e Dibrës në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Në fokus të takimeve me qytetarët, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe sfidat e angazhimet që duhen ndërmarrë me qëllim adaptimin me kriteret e BE për çdo sektor.

    “Punët e Shqipërisë po shkojnë në drejtimin e duhur dhe po fillojnë të japin gjithmonë e më shumë rezultate. Misioni ynë kombëtar për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Evropës është sot në fazën e vet finale. Kjo është një fazë e vështirë, kërkon angazhim të madh, kuptim të drejtë se çfarë na pret. Vetëm PS mund ta kryejë këtë mision kombëtar”, tha Rama.

    Rama foli për zhvillimin e qytetit të Dibrës ndër vite e që sot qëndron më mirë se më parë, me një rritje të interesit për investime. Këtu kreu i qeverisë përmendi dhe të mirat që ka sjellë rruga e Arbrit.

    “Fatmirësisht, Rruga e Arbrit tani nuk është më as premtim, është vepër që i takon mandatit që lamë pas, por ama sot janë frutat e para të rrugës që po fillojnë të dalin e të preken. Pasuria e patundshme e banorëve, trashëgimtarëve të kësaj zone, është rritur në vlerë tokash; metri katror dhe kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi dhe në këtë territor, që deri dje ishin minimale, sot janë rritur. Kushtet për të sjellë më shumë investime nga fitimet dhe kursimet e djemve dhe vajzave në emigracion janë më të mira se kurrë. Kam besim që këto vite do të jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone edhe në aspektin e ripërtëritjes sa i përket popullsisë. Një tendencë që ka filluar: në Berat janë regjistruar më shumë kthime sesa largime, tendencë që do të shfaqet edhe këtu. Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit”, tha Rama.

    Në mbyllje, Rama foli dhe për akuzat e vazhdueshme që vijnë nga opozita duke i cilësuar si të verbuar nga suksesi i Partisë Socialiste dhe pamundësia për ta mundur.

    “Nuk na mundin dot. Kjo gjë i çon në verbëri. I çon në pikën që t’i turren vendit të vet, jo neve. Më ndodh dhe nuk di çfarë të them, ndihem keq pavarësisht se nuk më drejtohet mua. Kur miqtë e huaj më thonë si ka mundësi që vijnë nga Shqipëria njerëz që përfaqësojnë popullin shqiptar dhe nuk lënë gjë pa thënë dhe nuk ndalen së kërkuari nga ne që të bllokojmë Shqipërinë. Ka pasur situata të rënda edhe në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka bërë vaki që opozita maqedonase të shkojë në Bruksel, Berlin e Romë dhe të mos lërë shpifje e energji negative pa mbledhur për t’i hedhur në çdo vend ku hapet dera për të dëgjuar se çfarë po thonë”, tha Rama.

    anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian Kryeministri Edi Rama politikë takim me qytetarët në DIbër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit, ja kush përjashtohet

    June 14, 2026

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    June 14, 2026

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.