TIRANË– E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.
Kujtojmë se ky takim vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki.
Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave.
Kujtojmë se Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Sakaq, Rama ka shpallur kandidaturën e PS për Tiranën, duke ia besuar garën Ogerta Manastirliut./Radar.al
Sheyna, 14 vjeçarja nga Florida krijon një xhel që eliminon mbi 90% të mikroplastikës në ujë
Nga Çepani, Hasimja deri tek Haçka kush janë tre emrat e opozitës!


