Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Qëlloi me ar*ë në darkën ku ndodhej Trump, 31-vjeçari akuzohet për tentativë vr*sje të presidentit!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Raiffeisen Bank” nën drejtimin e rusëve? Ndikoi në luftën ndaj Ukrainës

    April 8, 2025
    "Raiffeisen Bank" nën drejtimin e rusëve? Ndikoi në luftën ndaj Ukrainës

    Pak ditë para luftës Ukrainë-Rusi në 2022, mësohet se Raiffeisen Bank International (RBI) – banka më e rëndësishme perëndimore që vijon të operojë në Rusi – ka transportuar sasi të mëdha parash CASH në Moskë.

    Referuar një hulumtimi të bërë nga gazeta austriake Der Standard dhe rrjeti ndërkombëtar i gazetarëve investigativë OCCRP, mes janarit dhe shkurtit 2022, RBI transferoi mbi nëntë miliardë euro në para CASH (euro, dollarë dhe franga zvicerane) në të paktën 189 dërgesa të veçanta drejt Rusisë.

    Ekspertët bëjnë me dije se kjo lëvizje i dha një shtysë të madhe likuiditeti ekonomisë ruse, dhe potencialisht kontribuoi në mënyrë indirekte në financimin e luftës së Putinit.

    “Paraja e gatshme në valutë të huaj është gjithmonë e dobishme në kohë lufte,” thotë Janis Kluge, ekspert për Rusinë në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

    Por se kush ka përfituar saktësisht nga këto fonde vijon të mbetet e paqartë– oligarkët rusë, miqtë e Putinit apo vetë shteti dhe ushtria ruse.

    Pavarësisht situata, RBI zgjodhi të mos e braktisë tregun rus, ndryshe nga shumica e bankave perëndimore pas pushtimit të Ukrainës.

    Mësohet se ajo vijon të gjenerojë rreth një të tretën e fitimeve totale në Rusi, duke paguar miliona në taksa drejt qeverisë ruse – para që, sipas kritikëve, ushqejnë makinerinë e luftës të Kremlinit.

    Një nga detajet më interesante të zbuluara nga hetimet e bëra lidhet me faktin se të paktën dhjetë nga dërgesat me para të gatshme të Raiffeisen Bank International (RBI) mbërritën në Rusi më 24 shkurt 2022.

    RBI është justifikuar duke thënë se ajo vepron vetëm si menaxhere e bankave partnere në bazë të kontratave. Ndërkohë që nga ana tjetër analistët paralajmërojnë: “Për një pushtim nevojitet para në dorë – siç ndodhi në luftën e Irakut, në Afganistan dhe tani në Ukrainë,” thotë David Szakonyi, politolog amerikan. “Disa miliona në dorë mund të blejnë besnikëri. Disa miliardë? Akoma më shumë.”

    Ndërkohë që shumica e bankave perëndimore u tërhoqën nga Rusia pas nisjes së luftës, RBI zgjodhi të qëndrojë. Ajo gjeneron rreth një të tretën e fitimeve totale në Rusi dhe paguan miliona euro në taksa për qeverinë ruse çdo vit – para që, sipas kritikëve, ndihmojnë në mbajtjen gjallë të makinerisë së luftës të Kremlinit.

    Një burim i brendshëm i bankës bën me dije se një dërgesë e planifikuar për ditën e pushtimit u ndalua në momentin e fundit. Ndërsa një zëdhënës i RBI deklaroi se nuk ka pasur dërgesa pas shpërthimit të luftës.

    Zbulimet rritën presionin mbi RBI, e cila prej kohësh kritikohet për qëndrimin e saj në tregun rus.

    Në përgjigje të interesimit mediatik, banka njofton se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe se të gjitha dërgesat respektonin rregulloret që ishin në fuqi në atë kohë.

    Por, ndonëse nuk ka shkelje të qarta ligjore, ekspertët theksojnë se dërgesat ndihmuan në forcimin e regjimit rus – pikërisht në momentet kur përgatitjet për luftë ishin në kulm.

    Tërheqja nga tregu rus nuk është më një opsion për RBI, pasi një shitje e degës ruse mund të bëhet vetëm me miratimin e Kremlinit. Si rrjedhojë, banka vijon të operojë në Rusi, megjithëse po zvogëlon gradualisht aktivitetin e saj./ OCCRP

    lufta ndaj ukraines nën drejtimin e rusëve Raiffeisen Bank
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues

    April 28, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    April 28, 2026

    Qëlloi me ar*ë në darkën ku ndodhej Trump, 31-vjeçari akuzohet për tentativë vr*sje të presidentit!

    April 28, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 28 Prill 2026

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.