Një nga rrjetet sociale më të përdorura, Instagram-i mësohet se ka shfaqur probleme gjatë ditës së sotme për shumë përdorues në SHBA, Britaninë e Madhe, disa pjesë të Europës, Azisë dhe Australi.
Mosfunksionimi i aplikacionit në fjalë mësohet se ka nisur që në mesditë ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur.
Në lidhje me këtë mijëra përdorues të Instagram-it kanë ndarë shqetësimet e tyre në rrjetin social X.
Nga ana tjetër kompania që drejton Instagram-in, Meta akoma nuk ka dalë menjë deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi.
Ky problem ndodh vetëm disa ditë pas një tjetër ndërprerje të ngjashme që preku përdoruesit më 11 mars.
Instagram, që ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj, është një nga platformat më të njohura, por duket se përjeton ndërprerje të shpeshta, me disa raporte që tregojnë për një ngjarje të ngjashme edhe më herët këtë vit.


