Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Qeveria vendos: Shpërblime dhe ndihma financiare në raste fatkeqësie. Ja çfarë përfiton Garda

    December 4, 2024
    Qeveria vendos: Shpërblime dhe ndihma financiare në raste fatkeqësie. Ja çfarë përfiton Garda

    Ditën e sotme qeveria mori vendimin që të trajtojë me ndihma financiare punonjësit e Gardës së Republikës.

    Sipas vendimit, ndihma konsiston në rastet e fatkeqësive familjare, si vdekja e prindit, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.

    “Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

    Vendimi i plotë 

    PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË TRAJTIMIT FINANCIAR PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË RASTET E FATKEQËSIVE NË FAMILJE, SHPËRBLIMIN  PËR REZULTATET E ARRITURA DHE DËMTIMIN E RËNDË  TË PRONËS PRIVATE PËR SHKAK TË DETYRËS

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

    Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat e trajtimit financiar për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë në rastet e fatkeqësive në familje, shpërblimin për rezultatet e arritura dhe dëmtimin e rëndë të pronës private për shkak të detyrës, në zbatim të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

    NDIHMA FINANCIARE NË RASTIN E FATKEQËSIVE NË FAMILJE

    Për efekt të këtij vendimi, fatkeqësi në familje konsiderohet vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.

    Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit.

    Për t’u trajtuar me ndihmë financiare sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi dorëzon në Gardën e Republikës:

    1. a) kërkesën me shkrim;
    2. b) certifikatën e vdekjes së prindit në ngarkim, të bashkëshortit/bashkëshortes apo të fëmijës;
    3. c) certifikatën familjare.

    Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për fatkeqësi në familje bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm.

    III.           SHPËRBLIMI I PUNONJËSIT TË GARDËS SË REPUBLIKËS

    Punonjësi i Gardës së Republikës përfiton në vit një shpërblim deri në masën e 3 (tri) pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës. Shpërblimi jepet në bazë të këtyre kritereve:

    1. a) Punonjësi pëson dëmtime shëndetësore gjatë shërbimit për sigurimin e personaliteteve apo të objekteve në ruajtje, duke përfshirë raste, si: sulme të dhunshme, aksidente gjatë detyrës ose situata emergjente, që shkaktojnë paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë kalendarike;
    2. b) Parandalohet një incident i rëndë apo përpjekje për dëmtim fizik të personaliteteve me masa konkrete dhe ndërhyrje të menjëhershme të punonjësit të Gardës;
    3. c) Kryhen shërbime për sigurinë e personaliteteve dhe të objekteve në kushte të rrezikshme, si: gjatë protestave masive, kërcënimeve terroriste të konfirmuara, situatave të tensionuara me rrezik ose detyra të përshkallëzuara papritur, që kërkojnë vigjilencë të lartë dhe aftësi të shpejta reagimi;

    ç)            Punonjësi kryen detyra sigurie në aktivitete madhore, ku marrin pjesë më shumë se 10 (dhjetë) personalitete të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, si: samite të nivelit të lartë, takime ndërkombëtare ose ceremoni shtetërore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

    Masa e shpërblimit jepet e përshkallëzuar sipas klasifikimit:

    1. a) 3 (tri) paga mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij kreu;
    2. b) 2 (dy) paga mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij kreu;
    3. c) 1 (një) pagë mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu.

    NDIHMA E MENJËHERSHME FINANCIARE NË RAST TË DËMTIMIT TË RËNDË TË PRONËS PËR SHKAK TË DETYRËS

    Punonjësi i Gardës së Republikës, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës private për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare, sipas akteve të vlerësimit të dëmit, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë.

    Punonjësi e përfiton ndihmën e menjëhershme financiare kur:

    1. a) prona i është dëmtuar si pasojë e veprës penale, e kryer në dëm të punonjësit për shkak të detyrës, si dhe rasti është paraqitur pranë organeve ligjzbatuese;
    2. b) disponon dokument, që vërteton pronësinë e pronës së dëmtuar;
    3. c) nuk ka përfituar dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi për dëmtimin e pronës.

    PROCEDURA PËR SHQYRTIMIN E PROPOZIMIT PËR SHPËRBLIM DHE NDIHMË TË MENJËHERSHME FINANCIARE

    Drejtori i Përgjithshëm i Gardës urdhëron ngritjen e komisionit të posaçëm, sipas rasteve të parashikuara në krerët III dhe IV, të këtij vendimi.

    Komisioni i posaçëm ka në përbërjen e tij 5 (pesë) anëtarë:

    1. a) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm i Gardës;
    2. b) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse;
    3. c) Shefin e sektorit të buxhet – financës;

    ç) Shefin e sektorit të burimeve njerëzore;

    1. d) Një punonjës me profil jurist.

    Eprori i drejtpërdrejtë dhe në hierarki më i larti paraqet pranë komisionit të posaçëm propozimin për shpërblim, të shoqëruar me relacion shpjegues të rezultateve konkrete të arritura nga punonjësi, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të kreut III, të këtij vendimi.

    Pagesa për shpërblimin e punonjësit bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, sipas vendimit të komisionit të posaçëm.

    Në rastet e dëmtimit të rëndë të pronës, të parashikuar në pikat 1 e 2, të kreut IV, të këtij vendimi, komisioni mblidhet dhe kryen verifikimet e vlerësimet përkatëse, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e paraqitjes së kërkesës së punonjësit.

    Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. a) Kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit, duke parashtruar faktin e dëmtimit;
    2. b) Kopjen e shkresës për referimin e veprës penale në organet ligjzbatuese;
    3. c) Kopjen e noterizuar të dokumentit, që vërteton pronësinë për pronën e dëmtuar;

    ç)            Aktin e vlerësimit të dëmit nga një ekspert i licencuar.

    Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për dëmin e shkaktuar bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, sipas vendimit të komisionit të posaçëm.

    Kur nga hetimi apo gjykimi i çështjes provohet se dëmi i shkaktuar nuk ka ardhur për shkak të detyrës, punonjësi, që ka përfituar ndihmë të menjëhershme financiare, është i detyruar të kthejë në masën 100 (njëqind) % shumën e përfituar.

    Në rast mosdakordësie mbi propozimin për shpërblim të punonjësit apo të dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi ankimon vendimin e komisionit të posaçëm te drejtori i Përgjithshëm i Gardës.

    Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës vendos për pranimin ose refuzimin e ankimit të punonjësit. Në rast të pranimit të ankimit, propozimi për shpërblim të punonjësit apo dhënie ndihme të menjëhershme financiare rikthehet për rishqyrtim në komisionin e posaçëm.

    DISPOZITA TË FUNDIT

    Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme në programin buxhetor “Garda e Republikës”.

    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2025.

     

    Garda e Republikes raste fatkeqësie Shpërblime dhe ndihma financiare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    June 14, 2026

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    June 14, 2026

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    June 14, 2026

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.