Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e Ekipit të Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (CERT), një strukturë ad hoc që do të veprojë pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Ky ekip do të aktivizohet rast pas rasti dhe do të ketë përgjegjësinë të trajtojë me efikasitet dhe në kohë reale çdo situatë emergjente apo krizë që cenon sigurinë kibernetike në Republikën e Shqipërisë. Qëllimi është rritja e kapaciteteve të reagimit të shtetit ndaj sulmeve, incidenteve apo kërcënimeve kibernetike, duke garantuar koordinim të menjëhershëm dhe menaxhim të standardizuar të çdo rasti.


