Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin në administrim të Bashkisë Tiranë të 188 apartamenteve në tre ndërtesa banimi.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë në kuadër të aktit normativ “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, me propozim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kalimi i apartamenteve te Bashkia Tiranë do të bëhet sipas listës së inventarit të bashkëlidhur aktit, ndërsa përgjegjës për zbatimin e vendimit janë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë.
Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.


